Agjencia Telegrafike Shqiptare

“Kuvendojmë për Shqipërinë”, Spiropali nis takimet nga qyteti i Himarës

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në qarkun e Vlorës.

Gjatë vizitës në qytetin e Himarës, Spiropali u prit në takim nga kryetari i Bashkisë, Vangjel Tavo, me të cilin diskutoi mbi investimet për përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve sociale, investimet në shkolla, etj.

Kryetarja e Kuvendit siguroi se Kuvendi është i angazhuar për bashkëpunim të ngushtë më pushtetin vendor dhe për të mbështetur bashkitë të cilat, sipas saj, kanë peshën e madhe të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, Spiropali do të vijojë takimet në qytetin e Vlorës, ku pritet të realizohet dhe programi “Kuvend-ON”, platforma e dialogut ballë për ballë me qytetarët.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version