TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Ndriçim Hasa, fermer në Gosë të Vogël të Kavajës, kultivon perime të stinës në 2.5 hektarë tokë bujqësore, duke u fokusuar këtë sezon tek brokoli.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e tij i cili me pasion dhe përkushtim, sjell në tryezat e konsumatorëve produkte të freskëta e cilësore.
“Me punën e tij, ai kontribuon jo në zhvillimin e zonave rurale por edhe në fuqizimin e ekonomisë lokale”, tha Denaj.
Bujqësia është si një sektor i rëndësishëm që angazhon 33% të forcës së punës në zonat rurale dhe kontribuon ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Në mbështetje të fermerëve qeveria adreson çdo vit Skemën Kombëtare për financimin e drejtpërdrejtë të tyre dhe së fundi lançoi Skemën e Mbështetje për Investimet në Bujqësi si dhe Skemën për financimin e SME-ve ku përfshihet edhe kreditimi i bujqësisë me interesa të ulëta. /j.p/
