Agjencia Telegrafike Shqiptare

ITALI – Tajani: Vendet e Ballkanit në BE në 2029-n

ROMË, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ne jemi në favor të anëtarësimit të të gjitha vendeve para vitit 2030. Ndoshta Bosnjë-Hercegovinës i duhet më shumë kohë, por të tjerat, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut janë vende që kanë bërë përparim dhe për mua viti 2029 është koha e duhur, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në kuadër të takimit ministror me vendet e Ballkanit Perëndimor në Villa Madama.

“E duam edhe për Bosnjën, por ndoshta do të duhet më shumë kohë, por ne japim mbështetjen tonë”, theksoi ai.

“Takimi i sotëm shërben për të promovuar marrëdhëniet mes Brukselit dhe Ballkanit”, nënvizoi ai.

“Duhet të përshpejtojmë zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan ndërkohë Tajani në X.

“Kam mbledhur në Romë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve mike”, shkruan Tajani.

“Qeveria italiane është në ballë të përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së në rajon. Ky është një investim strategjik i nevojshëm për të ribashkuar familjen e Bashkimit Evropian dhe për të krijuar një hapësirë të madhe paqeje dhe rritjeje për qytetarët dhe bizneset tona”, theksoi ai./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version