Agjencia Telegrafike Shqiptare

Begaj me zv.kryeministrin e Malit të Zi, forcim i bashkëpunimit në ekonomi dhe infrastrukturë

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi është takuar me zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka publikuar një foto nga takimi, ndërsa thekson se ishte “kënaqësi e veçantë takohesha me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, aktualisht përfaqësuesi në qeveri më i lartë shqiptar”.

Begaj nënvizon se “diskutuam për zhvillimet pozitive në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe shprehëm besimin se në fushën ekonomike dhe të ndërlidhjes infrastrukturore ka mundësi akoma të pashfrytëzuara që presin të konkretizohen në të ardhmen”.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version