Agjencia Telegrafike Shqiptare

Vizita në DASH, Bardhi: SHBA mbetet aleati ynë kyç

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë në Uashington si pjesë e një delegacioni nga Kuvendi i Shqipërisë, së bashku me Sekretarin e Organizimit dhe Zgjedhjeve në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe deputeten e PS-së, Blerina Gjylameti.

Ata zhvilluan një takim në Departamentin e Shtetit me zv.ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander “Sasha” Kasanof.

“SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah”, theksoi Bardhi në një postim në rrjetet sociale.

“Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet t’i qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, nënvizoi kreu i grupit parlamentar demokrat. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version