TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ U zhvillua në Tiranë kampionati i parë kombëtar i bizneseve në pingpong.
Një iniciativë e presidentit të Federatës Shqiptare të Pingpongut, Krenar Dila e mbështetur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, bëri bashkë 23 biznese, 78 individë dhe shumë vullnetarë, për një turne shumë sinjifikativ.
Të gjitha bizneset dhe individët pjesëmarrës, tarifën e regjistrimit e kontribuan duke blerë tavolina pingpongu për shkollat e vendit, që do të përzgjidhen nga vetë bizneset.
Skuadra fituese për bizneset në këtë edicion të parë është Auto Pasioni.
I pranishëm gjatë aktivitetit ishte edhe presidenti i KOKSH, Fidel Ylli që e ka vlerësuar maksimalisht iniciativën, si një mbështetje shumë e mirë për masivizimin e këtij sporti.
Ky kampionat do të zhvillohet çdo vit dhe qëllimi është që të gjitha shkollat e vendit të pajisen me tavolina pingpongu.
/r.e/a.f/
