Agjencia Telegrafike Shqiptare

Manastirliu: Shkolla “Bajram Abdiu” në Kukës, e rindërtuar me standardet më të mira

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Në fshatin Bicaj të Kukësit ka hapur dyert shkolla e mesme “Bajram Abdiu”.

Kjo shkollë është investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe garanton kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë.

“Shkolla e re “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit, e rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kukësit,” tha Manastirliu.

MAS në 2025 do të vijojnë investimet në kantieret e hapura në 40 shkolla. Me buxhetin e 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

/k.s/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version