MADRID, 27 janar /ATSH-AA/ – Kombëtarja e Spanjës në futboll ka zgjatur kontratën e trajnerit Luis de la Fuente deri në vitin 2028.
Në deklaratën e Federatës së Futbollit të Spanjës thuhet se me trajnerin 63-vjeçar spanjoll është nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.
Luis de la Fuente, i cili u emërua në vitin 2022 në krye të kombëtares arriti fitore në UEFA Ligën e Kombeve në 2022-2023 si dhe Kampionatin Evropian 2024. /os/
