Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rikthimi në autoshkollë, nga 1745 qytetarë vetëm 222 prej tyre rimorën lejen e drejtimit

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se që nga qershori i vitit 2022 e deri tani, nga 1745 qytetarë të riregjistruar në autoshkolla, vetëm 222 ose 12,7% prej tyre kanë rimarrë lejen e drejtimit.

Ligji në fuqi parashikon që të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.

Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 35 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë ku vetëm 3 prej tyre rezultuan fitues. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version