Agjencia Telegrafike Shqiptare

Lëkundje tërmeti në vend, epiqendra në Shkodër

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Një tërmet me magnitudë 4,1 të shkallës Rihter ka goditur vendin tonë.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, “në orën 14:39:00 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Velipojë, në qarkun e Shkodrës, me një thellësi prej 15.8 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale”, njofton Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version