Agjencia Telegrafike Shqiptare

FSHF ndërton fushë sportive në Famullinë e Shna Prendes në Juban të Shkodrës

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Federata e Futbollit vazhdon të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës sportive me projekte që i shërbejnë komuniteteve lokale.

Pas përfundimit të fushës së re sportive në ambientet e fondacionit “Fundjava Ndryshe”, FSHF po finalizon ndërtimin e një mini-kalçetoje me bar sintetik në Famullinë e Shna Prendes në Juban të Shkodrës.

Tapeti tashmë është shtruar dhe punimet ndodhen në fazat përfundimtare, duke krijuar një hapësirë sportive të re për banorët e zonës.

Këto investime tregojnë angazhimin e FSHF-së për të përmirësuar jetën sportive dhe sociale të komuniteteve lokale në mbarë vendin.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version