Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e enjte, 23 janar 2025

TIRANË, 23 janar/ATSH/Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte, vendi ynë  do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata në veri, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intervale të herëpashershme afatshkurtra me kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi 9-17m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/11 Re shi
Kukës 2/5 Re shi diell
Lezhë 5/12 Re shi
Dibër 2/8 Re shi
Durrës 8/15 Re diell
Tiranë 7/14 Re diell
Elbasan 5/16 Re diell
Berat 5/16 Re diell
Vlorë 6/17 Re diell
Korçë -2/9 Re diell
Gjirokastër 4/14 Re diell
Sarandë 6/16 Re diell

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version