Agjencia Telegrafike Shqiptare

VanHorn: Nderimi nga Shqipëria i kryekapterit Vogel, testament i partneritetit tonë si aleatë të NATO-s

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Kryekapteri John Vogel është larguar sot nga Forcat Ajrore të SHBA. Me këtë rast, u organizua në bazën ajrore të Farkës një ceremoni largimi, ndërsa të pranishëm ishin, E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe gjeneral lejtnant Arben Kingji.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë kohës së angazhimit të kryekapterit Vogel në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria zhvilluan konsultimet e para dypalëshe të mbrojtjes që nga pandemia COVID, rihapën bazën ajrore të Kuçovës për mbështetjen e operacioneve të mbrojtjes së NATO-s në të ardhmen, mirëpritën Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën, gjeneral Cavoli në Tiranë për të bashkëkryesuar konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm (A5) dhe forcuan mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë.

“Nderimi i MSgt Vogel nga Shqipëria është një testament i partneritetit tonë të bazuar në vlera si aleatë të NATO-s”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version