Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – Stërvitja në të ftohtë dhe ngrica përmirëson shëndetin

MONTREAL, 17 janar /ATSH/ – I ftohti dhe ngrica mund të nxisin shëndetin e trupit dhe të përmirësojnë performancën e rezistencës, të ashtuquajturat qëndrueshmëri, shkruan salute.eu.

Nga ekzaminimet e studiuesve doli se në të ftohtë ka një përmirësim në funksionalitetin e mitokondrive, domethënë një nga përshtatjet kryesore që janë në themel të fitnesit aerobik.

“Dëshmitë e fundit sugjerojnë rritjen e metabolizmit të lipideve në mjedise më të ftohta gjatë stërvitjes,” shkruajnë autorët e studimit, të udhëhequr nga fiziologu Dominique Gagnon i Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe Shëndetit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version