Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e enjte, 16 janar 2025

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime në një pjesë të madhe të territorit megjithatë nuk do të mungojë edhe prezenca e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura në relievet malore të vendit. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore në veri e lindje të territorit.  Mjegull e dendur lokale / mjegullinë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri  era do të  fitojë shpejtësi 9-16m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/12 Re diell
Kukës -4/2 Re diell
Lezhë 2/10 Re diell
Dibër -7/4 Re diell
Durrës 5/13 Diell
Tiranë 4/12 Diell
Elbasan 1/12 Re diell
Berat 2/13 Diell
Vlorë 5/13 Diell
Korçë -5/2 Re diell
Gjirokastër 2/12 Diell
Sarandë 4/12 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version