Agjencia Telegrafike Shqiptare

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, shkarkohet nga detyra prokurori Ervin Karanxha

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit Ervin Karanxha.

Vendimi u shpall nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.

Ish-prokurori i Tiranës Ervin Karanxha u shkarkua nga detyra më 7 korrik të vitit 2021.

Shkarkimi i tij nga KPK erdhi pasi kishte deklarim të pasaktë të pasurisë dhe mungesë të burimeve financiare. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version