Agjencia Telegrafike Shqiptare

Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, shpërndante kanabis

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranës pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike kanabis.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E.N, 21 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 21-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Pavarësia”, njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe banesës së 21-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version