Agjencia Telegrafike Shqiptare

Spiropali takohet me kryetarin e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot në Londër me kryetarin e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, Lord McFall of Alcluith.

Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuart, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua edhe me kryetarin e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, Lord McFall of Alcluith, me të cilin diskutoi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh parlamentar mes dy vendeve.

“Shqipëria qe kryefjala e një dite të bukur e produktive në Londër”, u shpreh Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Me ftesë të kryetarit të Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nisi sot vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeparlamentarja shoqërohet nga deputetët Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja si edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi.

Spiropali u takua me kryetarin e Dhomës së Komuneve, Sir Lindsay Hoyle, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version