Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Biden njofton ndalimin e përdorimit të teknologjisë kineze dhe ruse në automjete

UASHINGTON, 15 janar /ATSH-DPA/- Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden njoftoi dje vendimin për ndalimin të përdorimit të teknologjisë kineze dhe ruse në automjete, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare.

Ndalimi përfshin shitjen dhe importin e sistemeve harduerike dhe softuerike të lidhura me automjetet, si dhe automjete të lidhura plotësisht – që përmbajnë komponentë kinezë ose rusë.

Kufizimet në softuer do të hyjnë në fuqi duke filluar nga modelet e vitit 2027, ndërsa kufizimet e harduerit do të zbatohen nga modelet e vitit 2030.

Administrata amerikane shpjegoi se këto masa janë të nevojshme për të mbrojtur vendin nga rreziqet e sigurisë kombëtare që lidhen me shfrytëzimin e zinxhirëve të furnizimit të automjeteve të lidhura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kina dhe Rusia.

Ai ripohoi angazhimin e tij për të siguruar që zinxhirët e furnizimit të automobilave të mbeteshin elastik dhe të sigurt kundër kërcënimeve të sigurisë kibernetike nga kundërshtarët e huaj. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version