Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama surprizon Melonin në Abu Dabi, dhuratë të veçantë për ditëlindjen e saj

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka surprizuar sot Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni për 48-vjetorin e lindjes në mbërritjen e saj në Abu Dabi.

Rama i dhuroi homologes italiane një shall, ndërsa i shpjegoi se “shalli është prodhuar nga një italian që vite më parë u zhvendos në Shqipëri, ndërsa tani ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare”.

Rama dhe Meloni ndodhen në Abu Dhabi, ku në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025, nënshkruan edhe marrëveshjen trepalëshe (Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe) në fushën e energjisë.

“Me sheiken”, shprehet Rama, ndërsa i vendos Melonit shallin në kokë.

Ndërkohë me shaka Meloni iu përgjigj: “Duhet të ndalosh me këtë histori”.

Urimi i Ramës për homologen italiane ka marrë vëmendjen e gjitha mediave të pranishme për të ndjekur eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025.

/m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version