Agjencia Telegrafike Shqiptare

Vrasja e 56-vjeçarit, Policia publikon detaje nga hetimi

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Policia e Tiranës ka publikuar sot detaje të reja nga hetimi për kapjen e autorit të vrasjes së Bujar Nasufit, mbrëmjen e 12 janarit, në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, në rrugën “Myrte Zeneli”.

Siç njofton Policia, “në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit”.

“Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton më tej Policia.

Policia thekson se grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version