Agjencia Telegrafike Shqiptare

KROACI – Milanovic fiton mandatin e dytë si president

ZAGREB, 13 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic ka siguruar një mandat të dytë si president – me një avantazh të dukshëm në balotazh, sipas komisionit zgjedhor.

Sipas rezultateve paraprake, Milanovic, një socialdemokrat, ka fituar 75% të votave, ndërsa rivali i tij, Dragan Primorac, ka marrë 25% të votave.

Milanovic kryesoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 29 dhjetor të vitit të kaluar, duke fituar 49% të votave në atë raund.

Nëse do të kishte arritur të merrte mbi 50%, do ta kishte fituar garën atëherë.

Primorac, i mbështetur nga partia konservatore në pushtet HDZ, mori më pak se 20% të votave.

Nga viti 2011 deri në vitin 2016, Milanović shërbeu gjithashtu si kryeministër i Kroacisë, anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2013.

Gjatë pesë viteve të tij në detyrë, platforma e Milanovic pati ndikim jo vetëm te votuesit e tij të majtë, por edhe te votuesit e krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë në vendin ballkanik me 3,8 milionë banorë. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version