Agjencia Telegrafike Shqiptare

Tiranë – Vritet 56-vjeçari, policia në kërkim të autorit

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Policia e Tiranës njofton se një 56 vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur te zona e pallatit me shugjeta, teksa Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia.

“Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake”, përfundon njoftimi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version