Agjencia Telegrafike Shqiptare

Superliga, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 20-të

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Java e 20-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme. Këtë javë triumfuan Vllaznia, Egnatia, AF Elbasani dhe Bylis, ndërsa vetëm një ndeshje u mbyll në barazim.

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 20-të.

Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur Aron Jukaj i ekipit të Vllaznisë. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Alex Peralta (Bylis), Aurel Marku (Bylis), Marcelino Preka (Partizani), Abdurraman Fangaj (Egnatia).

Tre mesfushorët më të dalluar të javës janë: Mario Rabiu (Skënderbeu), Gjelbrim Taipi (Partizani), Arsen Kasa (AF Elbasani).

Në majën e sulmit qëndron këtë javë golashënuesi i “Abissnet Superiore”, Bekim Balaj (Vllaznia), ndërsa krahët përbëhen nga Arsen Lleshi (AF Elbasani) dhe Redi Kasa (Egnatia).

Trajneri i javës është përzgjedhur Nevil Dede.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version