Agjencia Telegrafike Shqiptare

Balluku viziton në Athinë Kryepeshkopin Janullatos: Lutemi që çdo gjë të shkojë mirë

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos vazhdon të jetë kritike, por qëndrueshme.

Përpara pak ditësh, Janullatos kreu një operacion në spitalin “Evangelismos” në Athinë.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet në Athinë, Greqi ka vizituar  nga afër Janullatos në spitalin e Athinës, gjendjen e tij, bën të ditur Top Channel.

“Po lutemi që çdo gjë të shkojë mirë”, tha ndër të tjera Balluku.

Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos, i shtruar prej datës 30 dhjetor në një spital në Tiranë, shfaqi përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe u dërgua në datën 3 janar në Athinë, Greqi, për një trajtim më të specializuar në spitalin “Evangelismos”.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version