Agjencia Telegrafike Shqiptare

Moti i keq, pezullohet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Për shkak të kushteve meteorologjike Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të operojnë sot për shkak të përkeqësimit të motit.

Në një postim në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se vijojnë normalisht udhëtimin tragetet e linjës Durrës-Ankona-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

“Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Barit që kanë nevojë për informacione më të detajuara mund të kontaktojnë me agjencitë respektive”, tha Drejtoria e Përgjithshme Detare.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version