Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ndreu: Pa Veliajn, Tirana nuk bëhet

TIRANË, 11 janar/ATSH/- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur për situatën para zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për Klan News, Ndreu u shpreh se historia që administrata publike përdoret për vota, nuk është gjë tjetër veçse alibi e opozitës.

Sipas tij, Shqipëria sot shihet ndryshe në arenën ndërkombëtare. “Shqipëria nuk është ajo e 10 viteve më parë, sot jemi në një tjetër stad. Ka ndryshuar qasja e botës ndaj nesh. Ne e kemi psikozën që duhet të vjellim vrer ndaj njëri-tjetrit, por Shqipëria është më pranë BE-së. Samitet po bëhen në Tiranë. Gjithkush në shtëpinë e vet ka defekte, por nuk është argument kjo. Më mirë se ne nuk e bën dikush, aq më tepër ata që janë provuar. Janë futur në kaos”, theksoi Ndreu.

I pyetur lidhur me ekipin e drejtuesve politikë të Partisë Socaliste në kryeqytet, Ndreu u shpreh se “kjo lëvizje e kryeministrit Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me thirrjen e kreut të bashkisë Tiranë në SPAK”.
Sipas tij, “pa Veliajn, Tirana nuk bëhet”.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version