Agjencia Telegrafike Shqiptare

ITALI – Valë sulmesh hakerash pro rusë ndaj ministrive

ROMË, 11 janar /ATSH-ANSA/ – Valë e re sulmesh nga hakerat pro rusë Noname057(16) mëngjesin e sotëm në faqet e internetit të ministrive dhe institucioneve italiane.

Si zakonisht, këto janë sulme Ddos (Distributed Denial of Service) që po shkaktojnë disa shqetësime dhe ndërprerje të përkohshme të shërbimeve publike.

Ekipi i CSIRT i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike po punon për të mbështetur subjektet e prekura në rivendosjen e funksionalitetit.

Ndër ministritë e sulmuara janë Ministria e Punëve të Jashtme, ajo Infrastrukturës dhe Transportit, Consob-i, Karabinierët, Marina, Forcat Ajrore si dhe kompanitë lokale të transportit publik si ”Atac” të Romës, ”Amat” të Palermos dhe ”Amt” të Gjenovës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version