Agjencia Telegrafike Shqiptare

Dëmshpërblimet për përmbytjet në Vlorë, 375 familje përfitojnë 66 milionë lekë

TIRANË, 11 janar /ATSH/ 375 familje dëmshpërblehen për përmbytjet në Vlorë me 66 milionë lekë për 5 rajonet plus njësitë Orikum dhe Qendër.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili theksoi se, dëmshpërblimi për banorët e Vlorës të prekur nga përmbytjet e tetorit 2024 do të realizohet në kohë rekord.

Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet AKMC-së, tashmë ka transferuar fondet që do të përfitojnë 375 familje në 5 rajonet e qytetit dhe në 2 njësitë administrative, Qendër dhe Orikum.

Në ndihmë të familjeve të prekura, Bashkia e Vlorës po zëvendëson pajisjet elektroshtëpiake të dëmtuara gjatë përmbytjeve.

Ndërkohë, puna do të vijojë gjatë muajve në vijim për rehabilitimin e plotë të zonave të prekura./r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version