Agjencia Telegrafike Shqiptare

Shqipëria rithekson mbështetjen për Ukrainën, ndihma humanitare e ushtarake

Secretary of Defense Lloyd J. Austin III and Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy deliver opening remarks during the 25th iteration of the Ukraine Defense Contact Group at Ramstein Air Base, Germany, Jan. 9, 2025. (DoD photo by U.S. Navy Petty Officer 1st Class Alexander Kubitza)

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Në Ramstein, Gjermani, u zhvillua takimi i 25-të i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën.

Vendet mbështetëse, përfshirë Shqipërinë e përfaqësuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, ritheksuan vendosmërinë për të ndihmuar Ukrainën me ndihma humanitare dhe ushtarake.

“Falë këtij bashkëpunimi, Ukraina ka marrë mbështetjen e nevojshme për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për të siguruar pozita më të forta në përballjen me agresionin rus”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version