TIRANË, 8 janar/ATSH/ Në një pallat në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë mbrëmjen e sotme ka marrë flakë një kabinë elektrike.
Banorët e pallatit kanë dalë jashtë pasi tymi depërtoi brenda ambienteve, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
Për shkak të zjarrit u shkëput energjia elektrike, ndërsa zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët dhe për të ndihmuar në normalizimin e situatës.
Zjarrfikësit ndërhynë për të nxjerrë nga ballkonet e tyre disa banorë, pasi kalimi nga shkallët ishte i vështirë për shkak të tymit.
Për shkak të dëmtimit të kabinës, disa pallate kanë mbetur pa energji dhe grupet e OSSHE janë duke punuar për rikthimin e energjisë.
Për rënien e zjarrit dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në kabinën elektrike që ndodhet në bodrumin e pallatit, e cila solli më pas edhe përhapjen e flakëve brenda saj.
/k.s/j.p/
