Agjencia Telegrafike Shqiptare

“Shkodra, Qytet Evropian i Sportit 2025”, Beci: Në verë “Beach Volley” në Velipojë

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti në një takim zëvendëspresidentin e Federatës Italiane të Volejbollit, Adriano Bilato, së bashku me Presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Në takim ishte i pranishëm edhe koordinatori i Beach Volley në Itali, Fabio Galli.

Gjatë takimit u diskutua për veprimtaritë që do të nisin së shpejti në kuadër të “Shkodra, Qytet Evropian i Sportit 2025”.

“Për volejbollin gjatë këtij viti do të ketë një sërë aktivitetesh ndërkombëtare, një prej të cilave do të zhvillohet në plazhin e Velipojës, ku do të organizohet Beach Volley gjatë sezonit veror”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

 

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version