TIRANË, 8 janar/ATSH/ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagoi sot lidhur me humbjen e jetës së 12-vjeçarit L.S, i cili u diagnostikua me miokardit akut.
Në një deklaratë për shtyp QSUT sqaroi se “nNisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike”.
“Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë”, theksoi QSUT.
QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.
/k.s/
