Agjencia Telegrafike Shqiptare

GREQI – Konfirmohet rasti i parë me HMPV

SELANIK, 8 janar /ATSH-ANSA/ – Rasti i parë i konfirmuar me HMPV në Greqi është një pacient i shtruar në spitalin ”Papanikolaou” të Selanikut.

Pacienti, një burrë 71-vjeçar, ishte dërguar në spital disa ditë më parë me pneumoni.

Megjithatë, gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi në vetëm dy ditë dhe ai duhej të intubohej.

Gjendja shëndetësore e burrit, i cili vuan edhe nga sëmundje të tjera themelore, i shtyu mjekët të kryenin analiza për të përcaktuar shkakun e infeksionit të tij, i cili zbuloi virusin.

Udhëzimet e dhëna nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) për mjekët dhe infermierët në spitalin ”Papanikolaou” se si të merren me rastin, janë të ngjashme me ato të dhëna për koronavirusin, si për shembull respektimi i rregullave strikte të higjienës dhe minimumi i distancës./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version