Agjencia Telegrafike Shqiptare

Lajçak në SHBA, në fokus Ballkani Perëndimor

PRISHTINË, 7 janar /ATSH/ Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se kanë biseduar për Ballkanin Perëndimor. Ai thekson edhe “bashkëpunimin e shkëlqyer” mes BE-së dhe SHBA-ve.

“Misioni im i parë në 2025 më çoi në Amerikë. Në Uashington DC, pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve gjatë gjithë mandatit tim”, ka shkruar ai.

Lajçak do të përfundojë mandatin si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në fund janarit.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version