KIEV/MOSKË, 7 janar /ATSH-ANSA/ – Ukraina dhe Rusia kanë arritur një “marrëveshje paraprake” për të kryer shkëmbime të rregullta sanitare të të burgosurve, duke filluar nga të sëmurët dhe të plagosurit rëndë.
“Nuk dua që kjo të perceptohet menjëherë si një njoftim zyrtar, por do të shohim nëse pala ruse do ta mbajë fjalën”, thekson Kievi zyrtar.
”Nëse e bën këtë, shoqëria ukrainase do të vërejë natyrën sistematike për sa i përket sasisë, kohës dhe kategorive të të burgosurve që kthehen në shtëpi. Tani prioritet do t’u jepet atyre që janë plagosur rëndë ose të sëmurë rëndë, të ndjekur nga të burgosurit që kanë qenë më gjatë në robëri”, theksojnë ata.
“Për herë të parë ne kemi arritur të vërtetojmë se listat do të krijohen kryesisht në bazë të shëndetit fizik”, përfundon Kievi zyrtar./ /os/
