Agjencia Telegrafike Shqiptare

Vodhi një çantë me 6000 euro, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Një 37-vjeçar banues në Tiranë, është arrestuar nga Policia në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë me 6000 euro në një hotel.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas hetimeve dhe nga këqyrja kamerave të sigurisë, për zbardhjen e vjedhjeve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Serial thief”.

Sipas policisë nga hetimet rezultoi se 37-vjeçari “më 04.01.2025, në lagjen nr. 2, Ksamil, në ambientet e një hoteli, ka vjedhur një çantë me 6000 euro, ndërsa në lagjen nr. 4, Sarandë, ka tentuar të vjedhë sende nga një automjet i markës “Audi Q5”, duke thyer xhamin e derës së drejtuesit të automjetit”.

Policia njofton se nga veprimet hetimore të mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. M. ishte shpallur në kërkim për katër vjedhje të tjera, konkretisht: më datë 13.12.2024, në Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë, si dhe ka vjedhur një celular; më 08.12.2024, në Tiranë, dyshohet se ka vjedhur në një banesë dhe në një kioskë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version