TIRANË, 6 janar /ATSH/ Në fshatin Buhal të Përmetit vijojnë punimet për rehabilitimin e kanalit ujitës, me financim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Bashkia e Përmetit bën të ditur në një postim në rrjetet sociale se “ky projekt i rëndësishëm po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit, duke sjellë më afër realizimin e synimeve për rritjen e sipërfaqeve të ujitshme dhe ndihmën për fermerët dhe banorët e zonës”.
Me një gjatësi prej 3016 metrash, kanali do të sigurojë ujitje për rreth 100 ha tokë bujqësore duke përmirësuar ndjeshëm prodhimin bujqësor në Buhal dhe Kutal.
Mbështetja për bujqësinë ngelet një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe bashkisë Përmet.
Projekte të tilla i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale dhe fuqizimin e fermerëve të zonës.
/k.s//a.f//r.e/
