Agjencia Telegrafike Shqiptare

ATHINË – Mitsotakis viziton kryepeshkopin Janullatos

ATHINË, 6 janar /ATSH-ANA/ – Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos konsiderohet kritike nga mjekët e tij, thuhet në një deklaratë të re mjekësore nga spitali grek ”Evangelismos”.

Në orët e fundit, shëndeti i kryepeshkopit ka shfaqur shenja përkeqësimi.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vizitoi spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet i shtruar kryepeshkopi.

Mitsotakis thuhet se u informua për gjendjen e tij shëndetësore nga profesoresha e pulmonologjisë dhe kujdesit intensiv, Anastasia Kotanidou.

Ai ishte shtruar në një spital në Tiranë për shkak të një infeksioni viral që e kishte prekur që prej datës 30 dhjetor.

Shëndeti i tij u përkeqësua dhe më 3 janar u bë e nevojshme të transferohej në Athinë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version