TIRANË, 5 janar /ATSH/ Një 33- vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Dragoç në Shkodër.
Policia njoftoi se rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Sipas policisë në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /j.p/
