Agjencia Telegrafike Shqiptare

Spiropali uron Mike Johnson për rizgjedhjen Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar sot kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Mike Johnson, për rizgjedhjen.

“Urime Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, për rizgjedhjen. Jam e bindur se nën lidershipin e Kryetarit Johnson, bashkëpunimi midis Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vijojë të zgjerohet dhe intensifikohet”, shkruan Spiropali.

Republikani Mike Johnson u rizgjodh dje kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së me 218 vota.

/k.s/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version