Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama ndan pamjet: Lëpusha si zemër e bardhë

TIRANË, 3 janar/ATSH/ E konsideruar si “perlë” e Alpeve Shqiptare, Lëpusha në Malësi të Madhe vijon të tërheqë vizitorë në çdo stinë të vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga bjeshkët e Lëpushës, të cilat këtë fillimviti kanë tërhequr vizitorë të shumtë.

“Lëpusha si zemër e bardhë”, shkruan Rama, ndërsa ndan fotot.

Lëpusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës, ku investimet në bujtina e agroturizëm po nxisin turizmin alpin.

Me male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth, zona shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyjet e dendur.

Dega kryesore e ekonomisë në zonë është blegtoria dhe bujqësia, por vitet e fundit po zhvillohet edhe agroturizmi.

Investimet në agroturizëm kanë ngritur në zonë edhe bujtinat e para, që kanë përshtatur ambientet për një turizëm gjithëvjetor.

Kjo zonë po tërheq mjaft vizitorë e turistë të huaj, kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore, aventurën, sportet e borës dhe natyralistët. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version