Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e premte, 3 janar 2025

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe me alternime kthjellimesh (diell) kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe kryesisht përgjatë pjesës së parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në mbrëmje deri në mesatar. Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në verilindje pas orëve të pasdites në lartësitë mbi 400-500 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar. Parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 10-16 m/sek shoqëruar  me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/10 Re shi
Kukës -3/-1 Re shi/borë
Lezhë 0/9 Re shi
Dibër -1/7 Re shi/borë
Durrës 6/13 Diell re shi
Tiranë 4/12 Diell re shi
Elbasan 4/11 Diell re shi
Berat -2/12 Diell re shi
Vlorë 4/11 Diell re shi
Korçë -4/6 Diell re
Gjirokastër -4/11 Diell re shi
Sarandë 7/15 Diell re shi

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version