Agjencia Telegrafike Shqiptare

KIEV – Zelensky: Trump i fortë dhe i paparashikueshëm, mund të ndihmojë në ndalimin e Putinit

KIEV, 3 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në një intervistë të transmetuar në një televizion ukrainas se “paparashikueshmëria e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump mund të ndihmojë në përfundimin e luftës me Rusinë”.

”Trump mund të jetë vendimtar (…) në këtë luftë”, deklaroi Zelensky.

”Ai mund të na ndihmojë të ndalojmë Putinin”, shtoi ai.

”Është shumë i fortë dhe i paparashikueshëm”, tha Zelensky në intervistën televizive duke besuar se presidenti i zgjedhur amerikan “me të vërtetë dëshiron t’i japë fund luftës”./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version