BRUKSEL, 3 janar /ATSH-ANSA/ – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka anuluar angazhimet e saj për dy javët e para të janarit, sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaeker.
”Von der Leyen po lufton me një pneumoni të rëndë. Angazhimet e anuluara përfshijnë një fjalim në Lisbonë dhe udhëtimin e planifikuar në Gdansk me rastin e fillimit të presidencës polake të Këshillit, e cila do të zhvillohet në një fazë të mëvonshme”, shtoi ai.
Presidentja e Komisionit Evropian po kryen detyrimet e saj zyrtare nga Hanoveri dhe është në kontakt të ngushtë të përditshëm me ekipin e saj./ a.jor.
