Agjencia Telegrafike Shqiptare

PARIS – Vdes Jocelyne Wildenstein, gruaja që donte të dukej si një mace

PARIS, 2 janar /ATSH-ANSA/ – Jocelyne Wildenstein, një personazh me nofkën “la femme chat”, (gruaja mace), për shkak të numrit të madh të ndëhyrjeve për kirurgjikale estetike, vdiq në Paris në moshën 79-vjeçare nga një emboli pulmonare.

”Një ikonë është zhdukur”, theksoi partneri i saj, Lloyd Klein.

Me 1.1 milionë ndjekës në Instagram, Jocelyne Wildenstein e ka transformuar fizikisht fytyrën e saj me ndërhyrje të panumërta duke dashur të duket si një mace.

E lindur në Lozanë (Zvicër) më 7 shtator 1945, Jocelyne Perisset ishte e njohur në botën e shoqërisë së lartë të Nju Jorkut pasi u martua me Alec Wildenstein me të cilin pati një djalë dhe mbajti mbiemrin e tij pas divorcit në vitin 1998. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version