Agjencia Telegrafike Shqiptare

Viti i Ri 2025, atmosferë festive dhe spektakël fishekzjarresh në çdo qytet

TIRANË, 1 janar /ATSH/ Nata e ndërrimit të viteve është pritur në të gjitha qytetet e vendit me një atmosferë festive dhe spektakël fishekzjarresh.

Kur akrepat e orës shënuan 00:00 duke shënuar kështu mbërritjen në Shqipëri të Vitit të Ri 2025, qielli i Tiranës dhe qyteteve të tjera është ndriçuar nga spektakli i fishekzjarrëve.

Në Tiranë, qindra qytetarë e pritën Vitin e Ri 2025, në sheshin Skënderbej ku i pranishëm ishte edhe krytari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përveç koncertit ku në skenë u ngjitën këngëtarët më të njohur shqiptarë, Bashkia e Tiranës kishte organizuar hedhjen e fishekzjarreve, të cilat ndriçuan qiellin e kryeqytetit.

Edhe në Lezhë, në Parkun përballë vendvarrimit të Skënderbeut, qytetarët pritën vitin 2025 nën tingujt e muzikës dhe me spektaklin magjepsës të fishekzjarreve, që kishte organizuar Bashkia Lezhë.

Ndërsa në Korçë, nata e ndërrimit të viteve nis në orën 00:00 me një spektakël fishekzjarresh tek Sheshi para Katadrales, për të vijuar me muzikë në paraditet e datave 1 dhe 2 janar, tek sheshi i Pazarit të Vjetër, me DJ më të mirë dhe me FanFara Band pasditen e datës 1 janar.

Nata e ndërrimit të viteve e gjeti Beratin plot gjallëri të banorëve të cilët kishin dalë në qendër për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve të organizuar nga bashkia e qytetit.

Edhe qyteti jugor i Sarandës ka lënë një spektakël fishekzjarresh në mesnatën e 31 dhjetorit, me rastin e ndërrimit të viteve.

Viti 2025 është pritur nga qytetarët që kishin mbushur sheshin e qytetit, teksa rrugët dhe sheshet ndriçonin nga zburimet me drita të Vitit të Ri.

Bashkia Sarandë, nda u në rrjete sociale pamje të dritave dhe spektaklit të fishekzjarrve që vezullonin dhe pasqyronin edhe në detin pranë, duke i dhënë një panoramë gati piktoreske.

Në Lushnje, Qytetarët sfiduan temperaturat e ulëta duke iu bashkuar festës dhe ceremonisë së hedhjes së fishekzjarreve nga institucioni lokal.

Një atmosferë festive mbizotëroi edhe në Gjirokastër mesnatën e ndërrimit të viteve.

Bashkia ndoqi traditën e përvitshme të hedhjes së fishekzjarreve që ndezi atmosferën festive të ardhjes së vitit të ri.

Ndërrimi i viteve në Kukës u prit me atmosferë festive si kudo.

Elbasani mirëprit gjithashtu Vitin e Ri 2025 para se të binte mesnata dhe të ndërroheshin vitet.

Me qindra qytetarë kanë mbushur sheshin kryesor në Elbasan, duke shikuar spektaklin e fishekzjarreve të hedhura nga Bashkia.Qyteti u ndez nga zhurma dhe ngjyrat e fishekzjarreve, teksa atmosfera festive ka qenë e veçantë.

Edhe Vlora priti ndërrimin e viteve si zakonisht, me festime në shesh, koncert dhe hedhje fishekzjarresh.

Në qytetin e Shkodrës, Bashkia ndezi festën e ndërrimit të viteve me koncerte dhe fishekzjarre.

Qindra qytetarë të pranishëm në sheshin e qytetit dhe mes tyre vetë kryebashkiaku Benet Beci. Atmosfera festive u shoqërua nga hedhja e fishekzjarreve gjithandej dhe më pas nga koncerti festiv i organizuar me këtë rast.

Ndërsa qyteti i Durrësit ndezi në mbrëmjen e 31 dhjetorit në orën 00:00 atmosferën e festës së hedhjes së fishekzjarrëve në mes të sheshit, ku ndriçonin edhe pemët e Vitit të Ri.

Qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të shijuar magjinë e fishekzjarrëve. Qielli i Durrësit ndriçoi nga ky spektakël, duke bërë edhe mirazhe dritash në det.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version