Agjencia Telegrafike Shqiptare

Skipista e Dardhës, Rama: Destinacion turistik, do të pasohet me një tjetër

TIRANË, 1 janar /ATSH/ Skipista në Dardhë, 18 km në juglindje të Korçës, është kryer në një destinacion special turistik.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale momente nga kjo pista e skive, që ka mbledhur këtë fillim vit dhe turistë të shumtë të apasionuar pas sportit të skive.

Skipista në Dardhë, është një investim i familjes Tasho, që me vizion e punë të palodhur ka krijuar një destinacion special turistik.

Me antë të këtij investimi familje e ka kthyer dëborën në instrument ekonomik përmes një piste shumë të frekuentuar skish, që e ka rritur papushim fluksin e vizitorëve dhe ka vendosur në rendin e ditës domosdoshmërinë e një mbështetjeje të konsiderueshme nga qeveria, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Skipista e Dardhës, një destinacion unik i krijuar nga pasioni i zjarrtë i një familjeje korçare, por që së shpejti do të pasohet nga një tjetër, po në Korçë, ku do të ndërtohet resorti i parë ndërkombëtar i skive në vendin tonë si një destinacion i ri i turizmit dimëror në Shqipëri”, shkroi Rama.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version