Agjencia Telegrafike Shqiptare

Festimet e Vitit të Ri 2025, Alushi: Në Tiranë, dy persona të lënduar lehtë nga fishekzjarrët.

TIRANË, 1 janar/ATSH/ Kreu i Policisë së Tiranës, Elton Alushi në një prononcim për mediat nga Sheshi “Skënderbej”, u shpreh se situata në kryeqytet ka qenë e qetë dhe nuk ka paraqitur problematika.

Sipas tij, nga fishekzjarrët ka patur vetë 2 plagosje të lehta.

“Situata paraqitet e qetë. Janë vetëm dy raste nga djegiet prej lëndëve piroteknike, një djalë 11 vjeç dhe një 36-vjeçar të cilët pas marrjes së mjekimit kanë lënë spitalin”, u shpreh Alushi.

Ai pati dhe një apel për qytetarët. “Të bëjnë kujdes me lëndët piroteknike për të shmangur incidentet e mëtejshme, Përdoruesit e rrugës të shmangin drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit”, theksoi Alushi.

Kreu i Policisë së Tiranës gjithashtu ka uruar të gjithë efektivët e policisë që kanë qenë në detyrë natën e ndërrimit të viteve.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version