Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e martë, 31 dhjetor 2024

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve do ketë mjegull të dendur, si edhe mjegullinë dhe shikim të reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Po ashtu, pritet të ketë prezencë të ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 4-6 m/sek shoqëruar  me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/15 Diell
Kukës -3/11 Diell
Lezhë 6/18 Diell
Dibër -3/12 Diell
Durrës 4/18 Diell
Tiranë 4/18 Diell
Elbasan 3/17 Diell
Berat 0/18 Diell
Vlorë 3/19 Diell
Korçë -3/8 Diell
Gjirokastër -3/12 Diell
Sarandë 6/18 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version